Eleni u rendit e dya, mediat greke nuk janë të kënaqur me vlerësimin e Shqipërisë

Eleni Foureira shkundi në këtë finale të Eurovizionit skenën.

Shqiptarja këndoi këtë vit për Qipron këngën “Fuego”.

Foureira është me origjinë nga Fieri i Shqipërisë dhe ka një karrierë pë t’u lakmuar në Greqi.

Por teksa kritikat ndaj saj nuk jane ndalur keto dite, pas gjestit me duart si shqiponje, edhe sot, mediat greke kane kthyer gishtin e pergjegjesise ndaj Shqiperise.

Mesa duket nuk i ka kenaqur vleresimi i vendit tone. Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Vetëm lot gëzimi kam tha Foureira në deklaraten e saj te parë pas finales se Eurovizionit.

foureira1-6

“Është një gjë e madhe kjo që ka ndodhur. Është e mrekullueshme. Ju faleminderit, por nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme. Unë kam vetëm lot gëzimi”, u shpreh ajo teksa fansat që prisnin për ta përqafuar thërritën: “Ne jemi fituesit”.

SHKARKO APP