Elon Musk kërkon punonjës te rinj! – Pranohen edhe aplikantë që nuk kanë përfunduar gjimnazin
Aktualisht, prodhuesi kryesor i makinave elektrike Tesla po rekruton talente të reja. Mund të duket si diçka e jashtëzakonshme ose e pamundur që një njeri i thjeshtë të mund të fillojë punë atje por sipas mesazhit të publikuar nga Musk, në twitter: “departamenti i inteligjencës artificiale Tesla mund të rekrutojë specialistë të fushës edhe nëse nuk keni një diplomë kolegji apo gjimnazi”.
Sipas njoftimit të CEOs së Tesla, aplikantët nuk kanë nevojë të kenë mbaruar një PhD, madje edhe nëse nuk kanë përfunduar studimet e shkollës së mesme kjo nuk përbën aspak një pengesë.”
“Nëse dikush është diplomuar në një universitet të shkëlqyeshëm, ky mund të jetë një tregues se ata do të jenë të aftë për të bërë gjëra të mëdha, por nuk është domosdoshmërish kështu. Nëse shikoni, të themi, njerëz si Bill Gates ose Larry Ellison, Steve Jobs, këta djem nuk janë diplomuar në kolegj, por nëse do të kishit një shans t’i punësonit, sigurisht që do të ishte një ide e mirë”, shkruan ai.
Tesla aktualisht po punëson individë për departamentin e inteligjencës artificiale. Sipas faqes së internetit të kompanisë, të gjithë pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha ose prejardhja, mund të punojnë atje. Në rastin ideal, Musk do të dëshironte që rekrutët të punonin në zonën e San Francisko Bay në Kaliforni ose Austin, Teksas. Por në praktikë, “çdo Tesla Gigafactory” do të ishte në rregull.
“At Tesla, using AI to solve self-driving isn’t just icing on the cake, it the cake” – @lexfridman
Join AI at Tesla! It reports directly to me & we meet/email/text almost every day. My actions, not just words, show how critically I view (benign) AI.https://t.co/iF97zvYZRz
— Elon Musk (@elonmusk) February 2, 2020