Epidemiologu britanik: Distanca sociale të mbahet derisa të jetë gati vaksina kundër COVID-19
Britania e Madhe me shumë gjasë do ta zbatojë masën e mbajtjes së distancës sociale derisa vaksina kundër Koronavirusit të jetë e gatshme.
Këtë e ka thënë epidemiologu britanik, Neil Ferguson, në një intervistë për BBC.
“Nuk është se mund të kthehemi në normalitet”, ka thënë Ferguson.
“Ne duhet që t’i mbajmë së zbatuari disa nivele të distancimit social – një nivel të konsiderueshëm të distancës sociale – me siguri për një kohë të pacaktuar, derisa të zbulohet vaksina”.
“Kemi relativisht pak hapësirë, nëse lirohen masat më shumë, atëherë do të shohim një ngritje të rasteve”.