Epidemiologu Franco: Ky armik kërkon ekspertë nga të gjitha fushat, testime për të izoluar të infektuarit

Një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, epidemiologu Oscar Franco tha se duhet krijuar një qendër komanduese përbërë nga ekspertë për të drejtuar strategjinë në luftë me koronavirusin.

Ai shtoi se duhet bërë testime dhe të gjurmohen të infektuarit që të mos përhapet virusi.

Oscar Franco: Jemi në luftë dhe kërkohet një qendër komanduese e përbërë nga ekspertë nga të gjitha fushat që drejtojnë strategjinë. Së dyti, është që të gjejmë armikun dhe për ta bërë këtë duhet të gjurmojmë të infektuarit dhe të bëjmë testime, mijëra dhe miliona teste, duke identifikuar të infektuarit që të ndërmarrim hapa të mëtejshme për izolimin e infeksionit. Numërimi i të vdekurve nuk është i mjaftueshëm, duket të numërojnë ata që janë të infektuar dhe që po përhapin sëmundjen. 

SHKARKO APP