Erdhi Shën Valentini! Ja cilat janë pyetjet më të kërkuara në Google
Dita e të dashuruarve po afron, prandaj Google ka zbuluar disa prej pyetjeve më të kërkuara të këtyre ditëve.
Gjigjanti i kërkimit ka treguar ndër gjërat kryesore që njerëzit donin të dinin ishin dhuratat, këshilla si të shprehnin ndjenjat e tyre si dhe pyetja “ Cilat janë pesë gjuhët e dashurisë”.
Për këtë, pjesa më e madhe i janë referuar librit të Gary Chapman që flet për mënyrën si të dashuruarit shprehin ndjenjat në pesë mënyra të ndryshme duke përfshirë dhënien / pranimin e dhuratave, kohën e cilësisë, fjalët e afirmimit, veprimet dhe prekjen fizike.