Erion Isai: Do bëjmë Niko Peleshin të lërë Korçën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me  fushatën elektorale edhe pse presidenti Ilir Meta e ç’dekretoi datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Sot Rama ka qenë në Kolonjë, ku ka prezantuar edhe kandidatin për këtë bashki. Kujtojmë këtu se PS-ja ia besoi këtë bashki, aktorit të humorit Erion Isai.

Gjatë mitingut elektoral, ky i fundit ka bërë disa premtime elektorale. Në fillim të fjalës së tij, ai tha se nuk do të bënte premtime elektorale të mëdha, por më pas ka deliruar pak.

Madje gjatë fjalës së tij, ai ka sfiduar edhe Niko Pelshin. Aktori ka thënë se do e bëjë, aq të bukur Kolonjën sa edhe Niko Peleshi do e lërë Korçën.

Isai është shprehur kështu:

Do ndodhë çudia, do të bëjmë Niko Peleshin të lërë Korçën dhe të vijë të pushojë në fundjavë.”

Po ashtu, ai premtoi se do të ndërtojë shkolla edhe sikur të ketë vetëm dy nxënës.

E ndërsa në fund para se ta ftonte Ramën të merrte fjalë, ai tha se do të ishte Erioni i tretë që do të sillte ndryshime të mëdha.

Aktori ka deklaruar: Ndërtoi Tiranën me Erionin, ndërtoi Divjakën me Erionin, e ftoj të ndërtojë kolonjën me Erionin.”

SHKARKO APP