“EURALIUS: Dvorani të rrijë gjyqtar në Gjykatën e Lartë edhe pas vdekjes”

Vendimi i Këshilli të Lartë Gjyqësor që të pyes ekspertët e huaj nëse Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.

Gazetari Agim Xhafka shprehet se ndërkombëtarët do thonë se Dvorani duhet të jetë gjyqtar edhe pas vdekjes. “Bast që EURALIUS do këshillojë që ky Dvorani të rrijë gjyqtar në Gjykatën e Lartë edhe pas vdekjes”,– shkruan ai në Facebook.

Artisti Avni Delvina ka publikuar një grafike domethënëse për Dvoranin, me diçiturën: “Grafike nga cikli “Gjykatësi i Përjetshëm i Gjykatës së Lartë” Viti 2070″….pjesë nga Reforma e leshit në Drejtësi”.

Ndërkohë gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar sjelljen e institucioneve ndaj rastit të Ardian Dvoranit, duke shkruar në një reagim në Facebook: “I ndërruam ditët e Ramazanit me ditët e Dvoranit!”.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka pafund meme dhe tallje me aktin e KLGJ për të mbrojtur një gjyqtar që ka 6 vite me mandat të përfunduar, por merr ende rrogën dhe komandon institucionet e drejtësisë.

Memet në rrjetet sociale për Dvoranin:

SHKARKO APP