”Eureka”, gjendet anija me 200 tonë flori (VIDEO)

I përngjan një filmi vizatimor por një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, kanë zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.

Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze. Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollarë.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri.

YouTube player

SHKARKO APP