Euro, rënia më e madhe nga 2008
Prej vitit 2008, në tregun e këmbimit valutor shqiptar nuk është hasur një situatë e tillë me monedhën europiane, Euro-n.
Banka e Shqipërisë ka publikuar Kursin e Këmbimit Valutor për ditën e sotme, ndërsa Euro vijon të jetë në rënie. Monedha europiane këmbehet me 120.83 kundrejt lekut. Kjo është rënia me drastike e euros. Shkak për këtë janë bërë prurjet e larta në valutë nga emigrantët dhe turistët që vijnë për sezonin turistik. Në rekordet historike në vitin 2008, euro ka pasur nivelin më të ulët, pasi në raport me lekun vendas shkëmbehej me vetëm 120.4 lekë për 1 euro në gjashtëmujorin e parë.
Shih tabelën e kursit të këmbimit valutor: