Europa dhe klima, temat kryesore të takimit të grupit Bilderberg

Grupi “Bilderberg”, që mbledh çdo vit krejtësisht në diskrecion personalitetet politike dhe ekonomike europiane dhe amerikanoveriore, do të mblidhet duke filluar nga e enjtja në qytetin zviceran të Montrë për të biseduar për Europën dhe klimën.

Mes pjesëmarrësve figurojnë kryesisht këtë vit, Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe kryeministri holandez, Mark Rutte, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO, Audrey Azoulay, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger.

“Takimi i 67-të i Bilderberg do të zhvillohet nga 30 maji deri më 2 qershor 2019 në Montrë, Zvicër. Rreth 130 pjesëmarrës nga 23 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, njoftuan sot organizatorët në një komunikatë.

SHKARKO APP