Europa vuan nga “kanceri” i mafias italiane! -paralajmërojnë ekspertët

Ndikimet ndërkombëtare anti-mafioze mund të jenë rritur në muajt e fundit, por grupet e krimit të organizuar italian përbëjnë një “kancer” social dhe ekonomik që bota duket se e nënvlerëson këtë fenomen, thonë ekspertët. ‘Cosa Nostra’ famëkeqe siciliane është e pranishme në Australi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, por mbi të gjitha mafiet e tjera italiane janë duke u globalizuar me vendet e Bashkimit Europian me ritme të shpejta. Tre grupet kryesore; Cosa Nostra, Camorra Napolitane dhe Ndrangheta, janë ndër grupet kriminale më të rrezikshme në Europë për shkak të arritjes globale të operacioneve të tyre kriminale, sipas Europolit.

Fuqia e tyre qëndron në kontrollin dhe shfrytëzimin e territorit dhe komunitetit, duke përfshirë instalimin e aleatëve në pozita administrative edhe në vendet larg territoreve që ata kontrollojnë, është shprehur agjencia e policisë europiane. Eksperti italian, Cristiano Tomassi përmendi rastet e lagjeve të tëra në qytetet europiane të cilat janë nën kontrollin e grupeve të krimit të organizuar.  Mafiet e fuqishme italiane i bëjnë paratë e tyre me trafikun e drogës, në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave, falsifikimin e valutave dhe mallrave, apo trafikimin e mbetjeve toksike.

Sipas raportit më të fundit të DIA-s, ato dëmtojnë rëndë ekonomitë lokale dhe kombëtare: “Ndotin kanalet financiare dhe të kreditit, prishin konkurrencën dhe tregjet si dhe nxisin evazionin fiskal”.

Në vendet që pësojnë një krizë ekonomike, si Europa, mafia infiltron edhe më lehtë, sepse “kushdo që sjell para të reja fillimisht mund të shihet si një burim”, thekson ekperti italian Tomassi.

Duke u mbështetur në ekspertizën e DIA-s, Komisioni Europian ngriti një grup punues të ri të BE në fund të vitit të kaluar, që synonte kryesisht në luftimin e grupeve të krimit të organizuar italian, si dhe rrjetet kriminale euroaziatike dhe shqiptare.

SHKARKO APP