Facebook dyfishon shpenzimet për të mbrojtur themeluesin Zuckerberg

Facebook ka shpenzuar plot 20 milionë dollarë në 2018, vetëm për sigurinë e Mark Zuckerberg, themeluesit dhe drejtuesit të kompanisë. Në vitin 2017 këto shpenzime fiksoheshin në 9 milionë dollarë, ndërkohë që në 2018 u rritën në 22.6 milionë dollarë. Në krahasim me vitin 2016, rritja është 4-fish. 10 milionë dollarë janë dhënë nga kompania për sigurinë e tij personale standard, ndërkohë që rreth 10 milionë dollarë të tjera janë dhënë shtesë për sigurinë e familjes së tij.

Këto para mbulojnë sigurinë e tij dhe të familjes së tij në rezidencat por edhe në udhëtim. Reth 2.6 milionë dollarë ndërkohë janë dhënë për shpenzimet e avionëve. Paratë e dhëna nga Facebook vijnë në formën e kompensimit për themeluesin, por që në pjesën dërrmuese, janë kostot e sigurisë.

Rritja e kostove të sigurisë vjen pas një viti të vështirë për Zuckerberg. Kompania u përfshi në një vorbull skandalesh të njëpasnjëshme, sidomos me skandalin e “Cambridge Analitica”.

SHKARKO APP