Facebook, Instagram dhe WhatsApp vuajnë nga ndërprerjet në Amerikë dhe Evropë

Një ditë më parë, rrjeti social “Facebook” ka vuajtur nga ndërprerjet në të gjithë botën që nga ora 12:00 ET (4:00 GMT). Katër aplikacionet kryesore të kompanisë si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger kanë hasur probleme, sipas Downdetector.com.

Por, ndërprerjet kryesisht dukeshin më të përqendruara në Amerikë dhe në Evropë. “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë hasur probleme të shumta në qasjen e aplikacioneve të Facebook”, bëri të ditur me email zëdhënësi Tom Parnell.

“Ne jemi duke punuar për zgjidhjen e çështjes sa më shpejt të jetë e mundur”. Parnell më pas shtoi: “Ne jemi të fokusuar në punën për të zgjidhur çështjen sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë që çështja nuk lidhet me sulmin e DDoS.

Sipas Downdector.com, ndërprerjet filluan në disa pjesë të SHBA –së, duke përfshirë bregun lindor dhe perëndimor, disa pjesë të Evropës dhe në Australi. Gjithashtu, përdoruesit në Zelandën e Re kanë raportuar se kanë probleme. Por edhe faqja e deskopit si dhe aplikacioni i Facebook janë të prekura nga kjo ndërprerje.

Facebook nuk bëri të ditur se çfarë konkretisht po i shkakton ndërprerjet, të cilat po ndodhnin që nga ora 14.15 ET, ose cilat rajone ishin më të prekur. Të mërkurën, Google u godit gjithashtu nga ndërprerjet në mbarë botën.

Përdoruesit kanë hasur probleme sidomos me Gmail, Google Drive, Hangouts dhe Google Maps për disa orë. Natyrisht, përdoruesit e mediave sociale shprehën shqetësimet e tyre nëpërmjet rivalit të Facebook dhe Twitter.

SHKARKO APP