Facebook ndryshon logo, bëhet si Instagrami

Facebook ka prezantuar logon e re të tij që përfaqëson kompaninë e Silicon Valley, e ndryshme nga ajo e rrjetit social. Lëvizja synon të nxjerrë në pah markën Facebook, që operon një varg aplikacionesh dhe shërbimesh, përfshirë mesazhet, ndarjen e fotove, realitetin virtual dhe po zhvillon edhe monedhën dixhitale.

Logoja e re, në thelb emri i kompanisë në shkronja të gjalla, do të stampohet në familjen e tij të ofertave, përfshirë Whatsapp, Messenger, Instagram, Oculus, Workplace, Portal dhe Calibra.

Logoja e re e korporatës është një mënyrë për të komunikuar më mirë me njerëzit dhe bizneset që përdorin shërbimet tona, thanë drejtuesit e Facebook. E gjithë kjo vjen ndërkohë që kompania është vënë nën hetimin e rregullatorëve nëpër botë për mënyrën se si e kontrollon përmbajtjen në platformat e saj me disa politikanë dhe aktivistë që kërkojnë shtypjen e gjigandëve të Silicon Valley.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, calibra, portofoli dixhital i Facebook dhe monedha virtuale e pritshme libra, janë përballur me kritika të rregullatorëve dhe ligjvënësve në vende të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?