Facebook, publicitet falas kundër informacioneve të rreme ndaj COVID-19

Facebook do të mundësojë hapësira publicitare falas për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në kuadër të informacioneve të rrema për përhapjen e virusit shkruan The Verge

“Ne do t’i ofrojmë falas OBSH-së të gjitha publicitetet që i nevojiten për t’iu përgjigjur koronavirusit. Po kështu, edhe të gjitha llojet e tjera të mbështetjes”, theksoi Zuckerberg.

”Ata që kërkojnë fjalën koronavirus në Facebook”, theksoi ai, ”do të kenë një link që do t’i drejtojë drejt OBSH-së apo autoritetit sanitar lokal për informacionet e fundit”.

Paralelisht, Zuckerberg shpalli luftë kundër mashtrimeve dhe lajmeve të rreme.

“Ne do të fshijmë informacionet e rreme dhe teoritë e komplotit që janë konsideruar si të tilla nga organizatat shëndetësore globale”, theksoi ai.

Nuk ka dyshim se kjo do të jetë një fushatë e suksesshme dhe gjithashtu është një lehtësim për përdoruesit e Facebook.

SHKARKO APP