Fakte që tregojnë se sa e shtrenjtë është jeta në New York edhe për të pasurit

New York City është i njohur për çmimet e larta dhe banorët e tij të pasur, dhe kjo është në pjesën më të madhe për shkak të tregut të punës të qytetit. Sipas MarketWatch New York ka ekonominë më të madhe urbane në botë.

Ja disa fakte që tregojnë se sa i kushtueshëm është në të vërtet New Yorku:

Sipas një studim nga platforma e financave personale GoBankingRates, punëtorët që kanë pagën mesatare prej 21.63 dollarësh në orë duhej të punonin mesatarisht 76.16 orë në javë vetëm për të jetuar të qetë.

Disa banorë të New Yorkut po blejnë bodrume në vend të apartamenteve për të kursyer më shumë para.

New York City është qyteti i vetëm në botë me më shumë se 100 miliarderë sipas Wealth’s X 2019. Ka më shumë miliarderë përvecc Kinës dhe Gjermanisë.

Qiraja mesatare për një apartament me dy dhoma gjumi në New York është 3.500 dollarë, mbi dy herë më shumë se mesatarja kombëtare prej 1,480 dollarë.

Kostoja mujore për të parkuar një makinë me periudhë afatgjatë në New York është mbi 606 dollarë, më shumë sesa qiraja mesatare në disa qytete amerikane.

Çmimi mesatar i shtëpive në Manhattan është gati 1.5 milion dollarë – pesë herë më shumë se çmimi tipik kombëtar i shtëpive të listuara.

New York ka shtëpinë më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në SHBA, ku një apartament është shitur për 238 milion dollarë.

New York City është shtëpia e një prej pesë kodeve më të pasura ZIP në vend 10007 ku të ardhurat mesatare atje janë 879,000 dollarë në vit.

Një pagë prej 75,000 dollarësh në New York City është e barabartë me një pagë 195,362 dollarë në San Antonio, Texas.

Një njujorkez mund të shpenzojë një total vjetor prej 51,323 $ për nevojat, më shumë sesa ajo që fiton punëtori mesatar amerikan në një vit.

Një familje me katër persona mund të shpenzojë 124,129 dollarë në vit për nevojat. Kjo është 10,344 dollarë në muaj.

Kopshtet private në New York mund të kushtojnë deri në 50,000 dollarë në vit, më shumë se shkollimet vjetore në disa universitete të Ivy League.

Kostoja e jetesës është aq e lartë sa bankierët multimilioner të Wall Street po ikin nga qyteti për strehim më të përballueshëm.

SHKARKO APP