Fakte që tregojnë se sa i pasur Mark Zuckerberg është me të vërtetë

Mark Zuckerberg është personi i tetë më i pasur në botë. Bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook ka një vlerë neto prej 67.3 miliardë dollarë, sipas Forbes. Vlera neto e Zuckerbergut mori një rënie në kohët e fundit, por ai është ende tepër i pasur.

Me gjithë miliardat e tij, Zuckerberg nuk ka shije për jetë luksoze, sidomos kur është fjala për makina, rroba dhe udhëtime por ai ka një prirje për zhvillimin e portofolit të tij të pasurive të patundshme. Kohët e fundit ai ka investuar 60 milionë dollarë në dy prona.

Pa marrë parasysh se si i shpenzon paratë e tij, duket se Zuckerberg gjithmonë do të ketë miliarda të mbetura. Ja disa fakte që tregojnë se sa i pasur Zuckerberg vërtetë është:

Zuckerberg është aq i pasur saqë ai është në gjendje të jetojë një pagë vjetore prej $ 1.

Çdo vit që prej 2012-ës , Zuckerberg ka shtuar një mesatare prej $ 9 miliard në vlerën e tij neto.

Vlera neto e Zuckerbergut në vitin 2019 pati rënie afërsisht 9 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar, por ai ruajti ende një vend në 10 njerëzit më të pasur në botë.

Vitin e kaluar, Zuckerberg fitoi rreth 1.7 milion dollarë në orë.

Zuckerberg në më pak se një orë e gjysmë fiton atë që njeriu mesatar amerikan me një diplomë bachelor do të fitojë gjatë jetës së tij – 2.2 milionë dollarë.

Në më pak se dy minuta, Zuckerberg fiton aq shumë saqë një punëtor mesatar amerikan i duhet një vit për të fituar – $ 46,696.

Në qoftë se një  familje amerikane shpenzon $ 1 kjo vlerë konvertohet me shpenzimet e Zuckerberg në vlerën $ 700,000.

Vlera neto e Zuckerbergut është më e madhe se GDP-ja e Jordanisë, Nikaraguas dhe Barbadosit së bashku.

Zuckerberg mund t’i japë çdo personi në SHBA 100 dollarë amerikanë dhe ende ka më shumë se gjysmën e 67.3 miliard dollarëve neto të mbetur.

SHKARKO APP