Fansja e çmendur pas Meghan Markle bën këtë veprim për t’u dukur “mbretërore”

Një fanse e dukeshës së Sussex-it ka zbuluar një detaj për pamjen e saj mbretërore me quka. Cass Montgomery nga Kanadaja shpjegoi se donte të dukej si Meghan Markle dhe vendosi të bëjë tatuazhe në fytyrë.

Artistja Jaclyn Schultz përdori teknikën ‘microblading’ që krijon një pamje sa më natyrale, ndryshe nga makineritë e tjera.

Muajt e fundit, Jaclyn ka marrë shumë kërkesa nga klientët për të bërë procedurën 20 minutëshe që zgjat 3 vite.

Cass është tepër e lumtur nga rezultatet dhe tha: “Në fillim, duket se janë tatuazh por pas disa javësh marrin pamje perfekte. Këshilla ime për çdo njeri që dëshiron ta bëjë është ta provojë në krah fillimisht për të parë nëse e pëlqen dhe të zgjedhë ngjyrën që i përshtatet me ngjyrën e lëkurës.”

Ajo është 27 vjeçe dhe dëshironte të ishte e para që do kishte trendin e qukave.

SHKARKO APP