“Fati i njeriut” sipas një filozofi dhe një psikologu

Shkenca thotë se fati është… asgjë më tepër sesa mënyra se si ne e shohim veten. Kjo do të thotë, ne jemi aq me fat sa ne mendojmë se jemi. Kjo i bën ‘optimistët’ njerëzit më të lumtur nga të gjithë, sipas profesorit të filozofisë së Universitetit Bloomsberg, Steven Hales.

Ai së bashku me psikologun eksperimental Jennifer Johnson, testuan hipotezën e tyre, se optimistët kanë më shumë gjasa të marrin për shembull përvojat e njerëzve të tjerë me fat, ndërsa pesimistët përqëndrohen tek fatkeqësitë që iu ndodhin të tjerëve.

Optimizmi nuk është e vetmja gjë që ndikon në vlerësimin e fatit. Gjuha që përdoret për të hartuar një histori gjithashtu ndikon në mënyrën se si ne i perceptojmë ngjarjet. Duke parë veten si jo të talentuar, jo punëtorë dhe jo fatlumë, na nxit të jemi më pak bujar dhe të gjallë. Shumica e njerëzve gabimisht besojnë se suksesi i tyre është rezultat i pashmangshëm i punës së vështirë ose cilësive personale, duke injoruar faktin se ata janë të barabartë me cilindo që ka arritur këtë sukses.

Studimet kanë treguar se njerëzit që e pranojnë fatin si një element të suksesit të tyre janë më tërheqës për të tjerët. Ata janë më të pëlqyer dhe kanë më shumë gjasa të punësohen. Aftësia për të njohur rolin e fatit e bën një person më të përulur dhe përulësia është një cilësi më tërheqëse sesa arroganca.

SHKARKO APP