Fëmijët mbi 10 vjeç e përhapin koronavirusin njësoj si të rriturit

Një studim në Korenë e Jugut ka gjetur se fëmijët e përhapin koronavirusin njësoj si të rriturit, raporton Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.

Studimi gjeti se fëmijët e moshës nga 10 deri në 19 vjeç mund ta përhapin virusin njësoj si të rriturit, duke sugjeruar se shkollat 9-vjeçare dhe të mesme mund të kthehen në vatra infeksioni.

Fëmijët më të vegjël se 10 vjeç e transmetojnë më pak virusin, edhe pse rreziku nuk është tërësisht zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët thanë se rezultatet tregojnë se shkollat duhet të kenë një plan të qartë për të menaxhuar shpërthimin e virusit përpara se të hapen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studiuesit kanë gjurmuar vetëm kontaktet e fëmijëve të sëmurë me koronavirus, ndaj është ende e paqartë se sa është përhapja nga fëmijët asimptomatik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?