Fëmijët në rrezik!
Nga Nora Malaj –
Me dy lajme te renda sot po përballen familja, shkolla dhe shoqeria shqiptare.Shteti e mekanizmat e tij tashmë janë vene perpara situatës Sos!
Lajmi i parë tronditës, shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës ‘Adem Haxhia’ në Postribë të Shkodrës , të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh. Situata ende nuk është e qartë nga se janë helmuar nxenesit, nga ushqimi, uji , apo ??!!!
Kjo tregon se jemi larg premtimit të garancisë dhe sigurisë se jetës për fëmijët dhe të rinjve. Uroj që situata të mos acarohet e fëmijtē tē dalin sa më shpejt nga gjendja toksike dhe e veshtirë!
Lajmi i dytë që trondit , në Shqipëri sipas një raporti të UNICEF dhene nga mediat vizive është se 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online. “Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Europë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, do të na thotë perfaqësuesja e Unicefit .
Domeni shqiptar i treti në Europë dhe i 8 në botë!!!! Tmerr!!!
Te dyja keto lajme janë aq tronditëse , se tashmë tregojnë që jeta e fëmijëve tanë është në rrezik!
Asnjë mekanizëm mbrojtës! Kemi marreveshje për internet të sigurtë po asgje nuk funksionin ne realitet. Ne letra kemi qe ne 2016 marreveshje te tre institucioneve ( ministrive të linjës ) po raliteti është i frikshem!
Femijet duket qe jane ne mëshirë te fatit dhe te pasigurtë!
Asgje per sigurinë ushqimore! Asnjë garanci për sigurinë shkollë !
1 ne 10 fëmijë është pre e bulizmit ?!!!
Dhe tanshmë dhe pre e seksizmit nëpermjet internetit!
Ku janë institucionet shteterore??!!!
Kur dhe ku do të behem bashkë për të trajtuar seriozisht dhe per t’u marre me garancine e jetes se femijeve??!!
Ku jane miqte e femijeve , pjese e Parlametit Shqiptarë ??!! A nuk po kuptojnë që nuk ka neser , pasi sot duhen marr masat se femijet shqiptarë jane te trezikuar???
Ku janë institucionet e Avokatit të Popullit
, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhenave te Individit dhe të gjithë organizmave kombetare e nderkombetarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri??!!
Te nderuar prindër,
sot misioni juaj është berë mëse i domosdoshëm për të mbrojtur dhe ruajtur fëmijet tuaj , përballe kesaj apatie dhe situate të pasigurtë që ndodhet shteti sot!
Kujdes , nese ne nuk do të ruajmë sot fëmijët tanë , nesęr do të jetë shumë vonë.
Ju bëj thirrje inatitucioneve që veprojnë në Shqipëri se tashmë nuk ka më kohë për indiferencë , po të gjithë së bashku te punojmë për sigurinë dhe garancine e femijeve tanë, pasi nderi i Kombit fillon te femijtë dhe përfundon te të moshuarit!
Sot fëmijet janë në rrezik , nese e gjithë shoqeria , familja dhe shtetit nuk do behen bashke per te luftuar kete te keqe te madhe!
Kushdo që është indiferent sot, nuk i do të ardhmen e sigurte femijeve neser. Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.Mos harroni: “Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!”
Sot së bashku të veprojmë që nesër indiferenca dhe mos kujdesi të mos vrasë fëmijët tanë!