Fenomeni i rrallë në Finiq, fundoset një sipërfaqe toke rreth 20 m2, brenda saj gjendet… (VIDEO)
Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Finiq.
Gazetarja Shpresa Dine, sjell pamjet në “BalkanWeb”, ku shihet se si një sipërfaqe toke rreth 20 m2, është fundosur duke krijuar një rreth me thellësi rreth 2 metra.
Poshtë saj, dyshohet se ka ujë. Vendi, ndodhet përballë me minierën e kripës. Ende nuk ka dijeni se përse ka ndodhur ky fenomen, madje, sipas gazetares ende vijon të ketë fundosje.
Pritet që specialistët të shpjegojnë fenomenin e ndodhur, ndërsa momentalisht është bërë sigurimi i kësaj sipërfaqeje.