Festë në Pogradec, vera dhe gështenja shtojnë numrin e turistëve

Pogradeci është mbipopulluar këto ditë nga turistët e shumtë. Shija e verës dhe e gështenjave i ka dhënë më shumë jetë qytetit bregdetar.

Atmosferë festive ka ofruar Pogradeci përgjatë ditëve të fundjavës.

Qindra pjesëmarrës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të festuar hapjen e buteve por edhe për të shijuar natyrën.

Muzikë live, argëtim dhe super atmosferë ka gjallëruar qytetin liqenor ku nuk kanë munguar edhe shumë turistë.

Festa është kthyer në një garë mes kompanive të verës, ku morën pjesë 8 prodhues tradicionale dhe 5 kantina.

Deri në orët e para të mëngjesit pjesëmarrësit kanë qëndruar mes zjarreve, gotave me verë dhe gatimeve të amvisave pogradecare ndërsa festa si çdo vit do të vijojë edhe në dy ditët në vazhdim duke mbajtur nën efektin e festës se Pogradecit.

SHKARKO APP