Festivali vetësakrifikues i një sekti sufi

Mijëra pelegrinë po udhëtojnë për në perëndim të Indisë për të marrë pjesë në një festival mysliman “Sufi”, në të cilën ndjekësit kryejnë veprime të çuditshme vetëtorturimi.

Në fotot e publikuara, njerëzit mund të shihen duke nxjerrë sytë me shpatat e tyre, ndërsa shpojnë gjuhën me shkopinj metalikë. Në këtë mënyrë, ata përkujtojnë përvjetorin e vdekjes së shenjtorit që themeloi një rrymë të tillë e ashtuquajtur islame. Megjithatë, në Islam janë të papranueshme veprime të tilla.

I quajtur festivali “Urs”, pelegrinët përkujtojnë Moinuddin Chishti, i cili themeloi urdhrin Sufi Chishtiya rreth 800 vjet më parë, shkruan “Daily Mail”

Festivali përkujtimor 6 ditor bëhet në qytetin e Ajmerit, në shtetin perëndimor indian të Rajasthan.

Ndryshe nga myslimanët suni, ku bëjnë pjesë mbi 85 për qind e myslimanëve në botë, rryma të ndryshme sufijsh, u përkushtohen shenjtorëve të veçantë – një koncept që nuk njihet në themelet e Islamit.

SHKARKO APP