Fitoi çmimin prej 40,000 paundësh, aktivistja për mjedisin e refuzon: Duam politikanë që dëgjojnë shkencën

Aktivistja adoleshente për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg ka refuzuar që të pranojë një çmim prej 40,000 paundësh, që i është dhënë së fundmi.

Në një postim të sajin në mediat sociale, Thunberg shpjegon së lëvizjet për klimën nuk kanë më nevojë për çmime por për njerëz në fuqi që dëgjojnë shkencën.

16-vjeçarja, e cila aktualisht po lëviz nëpër Kalifoni, u nderua me çmimin në fjalë nga Këshilli Nordik në mungesë gjatë një ceremonie që u mbajt në Stokholm.

Greta ishte dominuar për përpjekjet e saj si nga Suedia ashtu edhe nga Norvegjia dhe fitoi çmimin vjetor të mjedisit që ndahet nga organizata.

Por, pasi u shpall fituese, një përfaqësues i saji njoftoi audiencën se çmimi nuk do pranohej.

Më pas në një postim të sajin në Instagram, Greta shkruante:

Lëvizja për klimën nuk ka nevojë më për çmime. Ajo që ne kemi nevojë është që politikanët dhe njerëzit në fuqi të fillojnë të dëgjojnë shkencën…”

SHKARKO APP