Fjala “Inshallah”, pjesë e fjalorit të gjuhës gjermane
Fjala “Inshallah”, e cila përdoret nga ana e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane. Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, Duden, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “Inshallah” është shtuar si “Inschallah”. Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”. Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala ka origjinë nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh në mesin e myslimanëve. Ende nuk është njoftuar nëse fjala “Inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës të shtypur nga Duden.