Fjalët më të përdorura për këtë vit, sipas vendeve në Europë dhe botë

Këtë vit në Portugali fjala më e përdor ishte Incendios- Zjarre. Ishte një vit i tmerrshëm për Portugalinë me pyjet e djegura. Sipërfaqja totale e bërë shkrumb e hi  u regjistrua me mbi 400 mijë hektarë dhe më shumë se 100 njerëz humbën jetën.

Në kërkimet në Google doli se fjalët më të përdorura ishin Brexit, referendum apo pavarësi, por Catalunia ishte akoma më e kërkuar në Spanjë. Spanja ndodhej në një krizë politike të madhe. Katalonja kërkoi të shpallte pavarësinë, të ndahej nga Spanja por kjo gjë nuk u bë e mundur.

Në gjuhën frënge, fjala më e përdorur këtë vit është pasiguria; Të gjithë duken të pasigurt se çfarë do ndodhë me vendin. Ndoshta për shkak të sulmeve terroriste dhe gjendjes së emergjencës.

Në Itali është fjala Lus soli. Deputetët e majtë italianë po kërkojnë për të drejtat automatike të shtetësisë për ata që lindin në vend, por politikanët e djathtë janë kundër. Është një nga betejat më të rëndësishme civile që po ndodh tani në Itali, ndërsa vendi kryeson drejt zgjedhjeve të reja, që mendohet të mbahen në 4 mars.

Në Gjermani, fjala ishte Xhamajka, emri i koalicionit që nuk ndodhi në Gjermani (flamuri i Xhamajkës është i zi i verdhë dhe jeshil, ngjyrat e logove të partive që u përfshinë në bisedimet paraprake të koalicionit por që përfunduar papritur.

Edhe fjala Covfefe-Covfefe. Gabimi i Trump në Twitter i cili donte të shkruante cover, ‘mbulimi’ shkaktoi një stuhi mediatike. 

Persi: Paqja, një fjalë që në fakt të gjithë njerëzit në atë rajon e duan.

Në Arabi është emri i Mohammed Bin Salman, princi i Kurorës së Arabisë Saudite.

Në Turqi-fjala refugjat. Refugjatët që vijnë në Europë duke u nisur nga Siria kanë pasur një ndikim të madh në Turqi pasi një numër i madh u zhvendosën atje.

Hungari: Soros-plan-Plani i Soros. Qeveria hungareze pretendon se institucionet evropiane po ndjekin një plan për imigracionin të hartuar nga George Soros (biznesmen dhe filantropi hungarezo-amerikan)./Tirana Post/

SHKARKO APP