Flasin ekspertët: Kjo është arsyeja pse koronavirusi vret më shumë burrat sesa gratë

Tymosja e cigareve, pirja e alkoolit dhe shëndeti i dobët në përgjithësi: këto janë disa nga arsyet se pse koronavirusi po u merr jetën më shumë burrave sesa grave. Të paktën kështu e kanë shpjeguar situatën disa ekspertë nga vende të ndryshme të botës.

Në vende të tilla si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% e personave që rezultuan pozitivë për virusin dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS).

Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që kanë rezultuar pozitive është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve të raportuara janë mes burrave, shkruan abcnews.al

Rezultatet tregojnë se në këtë çështje nuk ndikon vetëm biologjia, por edhe sjellja e bazuar në gjini. Pra mënyra e ndryshme e jetesës mes meshkujve dhe femrave luan një rol vendimtar në mënyrën sesi trupi i tyre mund të përgjigjet ndaj koronavirusit.

Por ndërsa zyrtarët shëndetësorë po fillojnë të marrin parasysh shifra, Shtetet e Bashkuara nuk po i publikojnë ende këto të dhëna që janë thelbësore për të kuptuar se cili grup është më i prekur nga Covid-19 në vend.

SHKARKO APP