Formula e Elon Musk për të pikasur ata që mashtrojnë gjatë intervistave të punës

Duke folur në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, Elon Musk tha se kjo formulë pyetjeje “shumë e rëndësishme” zbulon rolin që ka pasur një aplikant në një projekt apo kompani.

‘Cilat ishin problemet më të vështira me të cilat përballeshit dhe si i zgjidhët?’

Nga kjo pyetje, Musk thotë se ai mund të tregojë nëse aplikanti ishte me të vërtetë personi primar që mori përsipër dhe gjeti zgjidhje për një problem apo ishte veç një anëtar në ekipin që e zgjidhi këtë.

Njerëzit, të cilët me të vërtetë e zgjidhën problemin, e dinë saktësisht se si e zgjidhën atë. Ata dinë edhe hollësitë e vogla dhe i shpjegojnë ato shumë mirë në mënyrë të hollësishme. Këta kandidatë janë në gjendje të flasin në thellësi për betejat me të cilat u përballën dhe strategjitë që përdorën. Ai thotë se kandidatët e shkëlqyeshëm mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje në “nivele të shumëfishta”.

Në rastin e kundërt, ata që “pretendojnë” se ishin zgjidhës të problemeve, “mund të shkojnë në një nivel dhe pastaj të ngecen”. Kur kandidatët nuk mund të flasin gjatë, Musk e di se nuk ishin me të vërtetë ata që punojnë për sfidën. Kushdo që lufton shumë me një problem, nuk e harron kurrë atë.

SHKARKO APP