Fosilet e një krijese misterioze, gjenden pas 430 milionë vitesh

Mbetjet e fosilizuara të një krijesë misterioze që besohet se ka jetuar në ujë rreth 430 milionë vjet më parë janë zbuluar në Britani. Mbetjet “të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme” u identifikuan nga paleontologët e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, si një paraardhës i largët i derrave të detit dhe llojeve të tjera të kastravecit të detit.

Për shkak të pamjes së çuditshme, krijesa është quajtur “Sollasina cthulhu”, emër i frymëzuar ky nga një film horror. Megjithëse fosili është vetëm pak më i gjatë se 3 centimetra, tentakulat e gjata do ta bënin atë të dukej mjaft monstruoz në jetën detare.

Autori kryesor Dr Imran Rahman, nënkryetar i hulumtimit në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Oksfordit, tha:- “Sollasina i takon një grupi të zhdukur të quajtur oofioistioide dhe ky material i ri siguron informacionin e parë mbi strukturat e brendshme të krijesës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshkruar në Proceedings of the Royal Society B, ai hedh dritë mbi evoluimin e hershëm të kastravecëve të detit – grupi që përfshin derrin e detit dhe të afërmit e saj. Kastravecët e detit nuk kanë sy. Ata jetojnë në ujëra të cekëta dhe kanë tendencë të fshihen gjatë orëve të ditës, duke dalë gjatë natës për t’u ushqyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?