FOTO/ Deputetët pozojnë me komisionerin jashtë Kuvendit, Alimadhi i Ballit përshëndet me grusht

Në seancën e sotme plenare, numri i deputetëve në Kuvend ishte mjaft i pakët. Kjo edhe për shkak të axhendës së ndryshme nga zakonisht, kur seancat plenare zhvillohen të enjteve.

Në dalje të Kuvendit, ashtu si zakonisht ata pozuan kësaj here bashkë me komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Në sy ra deputeti Adriatik Alimadhi i cili përshëndeti me grusht në drejtim të kamerës, por edhe deputetja e opozitës parlamentare, Majlinda Halilaj e cila ndonëse e heshtur në seancë plenare zgjedh look të kuruar për të parakaluar drejt godinës.

SHKARKO APP