FOTO “HISTORIKE” – Dera nga ku u ngrit Gjykata Kushtetuese
Kjo foto, pas disa vitesh mund të hyjë në histori si një ndër fotot që tregojnë momentet, apo vendet ku është bërë historia. Është një derë e vogël që të fut si qytetar në zyrën e një noterje, por mund të të nxjerrë prej andej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
“Gallatës” së interpretimeve politike të Kushtetutës mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me apo pa dashje iu bashkua këtë të enjte (14 nëntor) edhe kandidatja, apo e emëruara Arta Vorpsi, që përmes një akti noterial, pikërisht në këtë zyrë “u betua” si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Sado e çuditshme mund të tingëllojë sot, zyra e noteres Miranda Xhemalçe mund të hyjë në histori si vendi nga ku doli një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ngritur pas reformës historike në drejtësi të 2016.
KOHA JONË SONDAZH

