Foto/ Kur kandidati i PS-së “bën humor” me listën e Ramës: Punë jo, gjumë
Prej ditësh e vënë përballë opinionit publik lidhur me deklaratat e saj për nostalgjinë që i jep regjimi komunist i Enver Hoxha, kandidatja që kryeson listën e PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.
Kësaj radhe është deputeti dhe kandidati i PS-së Ervin Bushati, i cili e sjell Bozon në një fotografi ku shfaqet mes disa vajzave të reja dhe e ulur në karrige për shkak edhe të moshës që ka.
Por për Bushatin, Luljeta Bozo nuk bën dallim nga vajzat e tjera të cilat i quan të gjitha: “Gocat e PS TR”!, ç’ka në dukje lë shijen e hidhur të ironisë me të përzgjedhurën nga kryetari i tij Edi Rama, i cili e ka servirur në publik si risi politike.