Foto me nipat tek qengji në hell, Gjuzi sqaron të vërtetën (VIDEO)

Deputeti i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi postoi disa ditë më parë në facebook, shpërndau një foto me nipat e tij duke pjekur një qengj në hell. Kur e gjithë popullata ka marrë urdhra të prerë për të ruajtur distancën sociale, Gjuzi u shfaq mes tyre duke i shkelur këto rregulla. Teksa ishte në një lidhje direkte në “E Diell” në Top Channel nga shtëpia e tij në fshatin Kameras, Fushë-Krujë, Gjuzi sqaroi “Nipi im kishte ditëlindjen atë ditë dhe ne u mblodhëm këtu për të festuar sepse kishte shpëtuar edhe nga një aksident i rëndë automobilistik”. Pse nuk i respektoi distancat deputeti shqiptar? “Vetëm gripi nuk mund të vijë në Albanopolis” tha me batutë Gjuzi duke iu referuar prejardhjes historike të fshatit Kameras.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kujtim Gjuzi ha hudhra nga baçja e tij LIVE në ekran “E Diell”, 5 Prill 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?