Foto/ Njihuni me trinjaket që po bëjnë “lëmsh” të gjithë
Trinjaket 18-vjeçare nga Hollanda të quajtura Sam, Fat dhe Mel can Wely kanë një ngjashmëri shumë të madhe me njëra-tjetrën. Për shkak të ngjashmërisë ato veshin rroba të ndryshme për të shmangur konfuzionin. Njerëzit përreth ngatërrojnë shpesh herë identitetin e tyre, madje dhe profesorët.
“Ne jemi gjithmonë bashkë. Kemi ambicie të njëjta. Ne dikur visheshim njësoj, por mësuesit dhe shokët nuk na njihnin.
Nëna jonë Indira, 51 vjeçe, zhgënjehet kur ne vishemi njësoj. Por në fakt ne këtë stil kemi, çfarë i pëlqen njërës i pëlqen dhe tjetrës dhe kështu kemi zgjedhur që të vishemi njësoj por me ngjyra të ndryshme”, është shprehur Sam.