Foto-reportazhi nga Tirana sot/ Godina me xhama të thyer, trotuare me pllaka të shkulura e pemë zbukurimesh përtokë

Nga Herion Mesi

Pema e festave të fundvitit para Kryeministrisë u bë simboli i protestës së djeshme të mijëra të rinjve shqiptarë që pushtuan mbrëmjen e djeshme bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Revoltën e tyre për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ata e shkarkuan pikërisht te dritat e pemës, duke hequr një pjesë të tyre. Por nuk mjaftoi me kaq, pasi për shkaqet të paqarta bredhi shpërtheu në flakë dhe kaq mjaftoi që rrjeti i dritave të digjej i gjithi. Protesta para Kryeministrisë vjen ndërsa shefi i qeverisë ndodhet në SHBA për takime lidhur me sigurimin e vaksinës kundër Covid. Pas rastit flagrant me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, e djeshmja ishte hera e dytë që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili vijon me arrogancën e tij të qëndrojë në detyrë bëhet shkak i grumbullimit masiv të shqiptarëve në një periudhë kur sistemi shëndetësor është futur në një kaos total nga përhapja e frikshme e pandemisë së koronavirusit.

Agjencia fotografike e lajmeve LSA ka përgatitur një foto-reportazh nga pamjet e godinave sot që u bënë objekt i sulmit të djeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhama të thyer, trotuarë të dëmtuar, pemë të rrëzuara është ajo që vërehet qartazi në pamjet e fiksuara nga foto-reporteri Malton Dibra gjatë ditës së sotme në kryeqytetin që bëhet gati për protestën e radhës të paralajmëruar për pasditen e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta e djeshme

Për më shumë se katër orë, me qindra qytetarë protestuan duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia në orët e para të ditës së marte. Protesta nisi në orën 16:00 para Ministrisë së Brendshme, pas një thirrjeje të shpërndarë përmes rrjeteve sociale në fillim. Tubimi para saj u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protestuesit thyen xhamat e godinës në ikje pas dështimit të disa tentativave për tu futur brenda. Më pas shumica e protestuesve u zhvendosën para Kryeministrisë. As këtu nuk ishte më e paqtë situata. U dogj dhe u rrëzua pema. Pati edhe këtu goditje me gurë dhe sende të forta ndaj policisë. Ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz, spraj dhe spec djegës. Më pas situatën e mori në kontroll FNSH-ja, që u vendos si barrikadë. Edhe kjo për disa minuta u gjet nën sulme të vazhdueshme deri sa bëri shpërndarjen e protestuesve me gaz. Në ikje, protestuesit sulmuan një makinë të policisë rrugore, e parkuar në bulevard. Ata thyen xhamat e mjetit ndërsa brenda ndodhej efektivi që kur pa se situata u tensionua xhiroi gomat dhe u largua. Gjatë largimit ata vijuan sulmin me gurë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme duke thyer xhamat. Më pas edhe te Bashkia, me sulme me gurë ndaj godinës dhe prishjen e zbukurimeve. Ju vu flaka dhe pemës në qendër. Policia ka raportuar paraprakisht për 8 efektivë të plagosur në protesta, tre prej tyre po marrin mjekim te Trauma. Në protesta mbeti i lënduar edhe një gazetar. Më pas, protestuesit dogjën edhe disa kosha mbeturinash te  “Myslym Shyri”, në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?