FOTO/ Si dukeshin 20 vjet më parë Aurela dhe Lulzim Basha

Bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha, bëhet nostalgjike dhe publikon një foto të para 20 viteve.

Përmes një postimi në Instagram, zonja Basha tregon se si dukej ajo dhe Lulzim Basha para 20 viteve, kur çifti jetonte në Holandë.

Janar 2001 në Holandë: para se të ktheheshim në Shqipëri”, shkruan mbi foto Aurela Basha.

Fotoja e mësipërme është bërë kur Basha ka qenë 26 vjeç, 4 vite para se ai të vinte në Shqipëri për t’u bërë pjesë e parlamentit dhe qeverisë shqiptare.

Aurela dhe Lulzim Basha kanë 15 vjetë martesë, nga e cila kanë ardhur në jetë dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.

SHKARKO APP