Foto-Video/ E pazakontë në Himarë, dallgët e fuqishme marrin para gjithçka, shkatërrojnë shëtitoren

Një situatë e pazakontë është shënuar në Himarë, për shkak të motit të keq, që përfshiu sot vendin.

Siç shihet nga pamjet, uji ka vërshuar në shëtitore, duke marrë para e shkatërruar gjithçka. Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe gjatë ditës, Himara është përfshirë nga reshje të forta shiu dhe ere.

Në fotot dhe videot që gazetari Enrik Mehmeti sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihet se dallgët e mëdha të detit kanë shkatërruar gjithë shëtitoren në qytetin bregdetar.

E pazakontë në Himarë, dallgët e fuqishme marrin para gjithçka, shkatërrojnë shëtitoren

SHKARKO APP