FOTO/ “Zbatoni rregullat, do t’ia dalim”, në rrugët e Gjirokastrës parrulla për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim ka zhvilluar sot një fushatë ndërgjegjësuese në Gjirokastër duke vendosur parrulla në rrugët kryesore të qytetit ku bëhet thirrje për respektim të rregullave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Parrulat janë vendosur në hyrjen dhe daljen e qytetit të gurtë, por edhe në ballkone të familjeve gjirokastrite.

Sic shihet nga fotot, në parulla thuhet “Zbatoni rregullat. Do ia dalim”, “Fëmijë, të luani jashtë rrezikoni”, “Ndihmoni më të moshuarit”, “Mbro veten dhe të tjerët”, “Ndihmo personat në nevojë” etj.

SHKARKO APP