Fotoja babë e bijë, shkrepur para zjarrit në Notre Dame, bëhet virale

Një vajzë e vogël dhe babai i saj, të fotografuar jashtë katedrales Notre-Dame para se të shpërthente zjarri është bërë virale në rrjet.

Sipas BBC, autorja e fotos është Brooke Windsor, 23 vjeçe. Ajo thotë se i ka pëlqyer loja e tyre prandaj i ka fotografuar. Babai dhe fëmija po gëzonin para katedrales rreth një orë përpara se të shpërthente zjarri.

Autorja tha se donte të ndante “kujtimin” me ta, duke nxitur një kërkim gjithandej. Por pasi fotoja u bë virale Windsor shkroi: “Kërkimi ka mbaruar! Fotoja ka arritur tek babai dhe familja”.

Megjithatë, sipas saj, burri dhe familja e tij, nuk duan të identifikohen.

SHKARKO APP