Fran Frrokaj: Makineria e qeverisë Rama po lëshon krisma

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj i pranishëm në emisionin “A Show” në News 24 , duke komentuar situatën politike në Shqipëri, tha se makineria e qeverisë Rama ka nisur të lëshojë krisma dhe zhurmë. Ai tregoi se për të dalë nga kjo rrugë ku është futur kryeministri Edi Rama ka dy rrugë, ndërsa tregon edhe strategjinë se si mund të tejkalohet apo dhe çfarë pasojash mund të ketë, nëse nuk vepron duke u tërhequr nga rruga që ai po ndjekë aktualisht.

“Makineria e qeverisë po jep krisma, po bën shumë zhurmë dhe nuk po punon ëmbël. Ka dy variante, ose të ndalojë dhe ta rregullojë ose do të shkojë për skrap”-tha ai.

Kryebashkiaku i Lezhës mes tjerash u ndal edhe tek djegia e mandateve të opozitës, ndërsa shtoi se ky veprim ishte i gabuar. Gjithashtu Frrokaj pohoi faktin dhe dha garanci të plotë se një zgjidhje e mirë për shqiptarët do të vijë dhe do të dilet nga kriza politike, duke shtuar se organet e drejtësisë ende nuk kanë folur për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Unë nuk e kam thënë se është një gafë, por e kam thënë se është gabim. Në komunikimet e mia me kryetarin është se i kam thënë se ka edhe rrugë të tjera. Nuk kishte kuptim që të dilnim nga parlamentin dhe më pas të hynim të gjithë bashkë me popullin në parlament. Unë nuk jam për këtë. Dje shqiptarët i besuam PD-së me mosdaljen e tyre në votime. Unë kam marrë 21 200 vota dhe kundërshtari im ka marrë 17 mijë vota , ndërsa ai ka marrë 13 mijë vota. Praktikisht nuk kanë fituar, sepse nuk kanë festuar për fitoren e tyre. Politika është dialog, në të kundërt është një luftë. Unë besoj tek lideri im, është perëndimor dhe ka vizion. Një zgjidhje të mirë për shqiptarët do të vijë, sepse Gjykata ende nuk ka folur, nga ana tjetër është edhe presidenti. Do të këtë zhvillime të jashtëzakonshme në të mirë të procesit dhe ua garantoj se do t’ia dalim”-shtoi ai.

SHKARKO APP