“Fratelli del Mondo”, artistët italianë bëhen bashkë për këngën e re dedikuar mjekëve në botë
Kënga ‘Fratelli del Mondo” u kushtohet të gjithë mjekëve dhe infermierëve që po luftojnë koronavirusin. Një himn për lidhjet midis popujve, mbi të gjitha një gjest miqësie dhe afërsie midis Italisë dhe Kinës.
Për herë të parë, disa artistë italianë këndojnë një këngë të shkruar dhe prodhuar bashkë me kolegët e tyre kinezë. Në këngën emocionuse janë bërë bashkë këngëtarët më të mirë italian aq të dashur nga të gjithë si Annalisa, Gigi D’Alessio, Giusy Ferreri, Marco Masini, Nek, Francesco Sàrcina etj.
Kujtojmë që shifat e personave që kanë humbur jetēn nga COVID-19 në mbarë botën po shtohen dita-ditës. Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.
Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje. Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 mijë e 517 persona. SHBA-ja renditet ndër vendet me numrin me të madh të viktimave, rreth 20 mije. Ndërkohë që ka të prekur gjithësej 530 mijë e 384.