Frenkli Prengaj: Kartës së studentit do t’i pi lëngun

Nga Frenkli Prengaj

Kartës së studentit do ti pi lëngun.

Më në fund më erdhi në dorë karta e studentit. Tashmë sa herë të shkoj te cineplexx do kem 100 lekë ulje, por librat do ti blej 6% më shtrenjt.
Sa herë të shkoj te bunkart do kem 100-200 lekë zbritje, por fondet e praktikave do vazhdojnë të jenë të cunguara.
Sa herë të shkoj te kioska për të marrë abonë e stundentit, do më japin përgjigjen e zakonshme “ne nuk na ka ardhur urdhër”. 
Sa herë të shkoj te galeria FAB do e kem biletën falas, por sanduiçin do e paguaj me të njëjtin çmim, si unë me kartë studenti si një i rritur i punësuar.

Dhe duke ngrënë, do e shoqëroj me lëngun e kartës së studentit.

SHKARKO APP