“Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari njofton nisjen e emisionit “Historia e Fundjavës”

Një emision i ri pritet të nisë shumë shpejt në televizionet shqiptare. Në një format ndryshe, me histori suksesi, frymëzimi dhe fillime të reja për shumë familje në nevojë. “Fundjavë Ndryshe” do të jetë në ekran, çdo ditë, duke filluar nga muaji shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i fondacionit Arbër Hajdari. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai ka njoftuar nisjen e emsionit me titull “Historia e Fundjavës”.

Emisioni i veçantë për nga tematika dhe formati, do të transmetohet në ekranin e Tv Klan dhe Klan +, në fasha të ndryshme orari. Gjatë javës do të jemi në orën 12:30 dhe të dielën në orën 20:00.

Siç bën me dije Hajdari, programi “Historia e Fundjavës” është një bashkëpunim me Mirela Milorin, një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Emisioni do të ketë një maratonë historish të njerëzve në nevojë që nuk janë lënë në mëshirë të fatit, por janë përkrahur nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” si dhe donatorë të shumtë besnikë të tij. Do të ketë surpriza për shumë fëmijë, të moshuar, çdo grupmoshë. Mes lotëve të gëzimit dhe përkrahjes, emisioni do të përcjellë shpresë, se e nesërmja është e bukur.

SHKARKO APP