Fuqia e propagandës dhe rënia jonë

Nga Ilir Levonja – Një nga pistat e shumta që Edi Rama vazhdon të sulmoj atë që ai nuk e konsideron më opozitë, por që çfarë nuk po bën edhe t’i afroj, është pista ruse. Kjo e lobingjeve, megjithëse realisht Rusia është kudo kësisoj dhe sidomos për kësi punësh, nuk ka se si Shqipëria të bëj përjashtim. Megjithatë në këto tri dekada shqiptarët asnjëherë nuk bën dot dallimin midis vdekjes propogandistike dhe ekonomisë që të vë në lëvizje për mirë. Kjo pista ruse dominon me forcë dhe kjo nuk është e vështirë për të kuptuar kur një televizion lobon në orët më të shikuara madje me gamë të gjerë intervistash deri në kongresin amerikan, që natyrisht janë shpenzime pa limit, se do kalosh deri oqeanin etj. Dominon pikërisht me atë ndjesinë që kemi provuar dikur, mbi diversantët, armiqtë e popullit, pushtuesit etj., sa me keqardhje plot shqiptarë janë gati të vendosin kokën tek gjoksi i Ramës, si dikur tek ai i Enverit. Për më tepër që forca vitale e shqiptarëve është jashtë ose planifikon të iki. Ky televizion ishte TopChanel, me emisionin TopStory, mbrëmjen që kaloi, ai që fal disa kontradiktave mes pronarëve dhe kryeministrit po bënte një lloj opozitarizmi normal. Por duket se paska qënë një luftë e rrejshme dhe në Shqipëri me ndreqjen e raporteve nënkupto dhënien apo marrjen e haraçeve. Por le ta lëmë këtë televizion dhe të bëjmë disa ballafaqime midis propagandës, ekonomisë apo realitetit. Së pari lobingjet janë kaq top sekret sa kapaciteti i drejtësisë shqiptare është foshnjarak për t’i zbuluar. Dhe që na kanë futur në rrjetë as që diskutohet, këtu nuk bën përjashtim as Rama dhe topet e tij, për më tepër duke e ditur fare mirë se sa e kollajshme është t’i përçash e sundosh shqiptarët. Po të bënte do bënte mirë të dëgjonte ish ministrin e tij të jashtëm, Ditmir Bushatin, se ka të drejtë kur thotë se kur e gjejnë grekët dhe maqedonasit, si është e mundur që nuk e gjemë ne shqiptarët. Këtu merr pikërisht forcë ajo fuqia misterioze e lobingjeve, Rusia si një kërcënim. Dhe brutaliteti rilindas që kërkon t’i mbush mendjen njerëzve se përshembull Sali Berisha duke destabilizuar vendin po i shërben rusëve. Në një farë mënyre të gjithë besojnë se protestat janë yshtje ruse. Ky është një absurd që e dominon propaganda, megjithëse shenjat janë mirëfilli ekonomike, apo ekonomia e dështuar për shkak të saj. Kujtoni rastin e një investimi të pak ditëve më parë, në Rrajcë, një fshat mbi fushën e Domosdovës, për një ujësjellës. Nuk e di se sa e njihni atë zonë, por besoj se shumë nga ne i ka rënë rruga të kaloj e të shohi me sytë e vet se si derdhet uji bulëri. Janë ujdhëzat e brenda malit që kanë lidhje me liqenin e Ohrit. Por edhe malet përreth, malet e Pishkashit që janë një thesar mineralesh, madje me miniera zgafella që vetëm duhet të rihapen. Të bësh në këtë zonë një investim ujësjellësi dhe me paratë e komunitetit europian, të inaugurosh duke nëpërkëmbur një nënë lehonë etj., është pikërisht ai absurdi që ne po na ha të gjallë. Pse? Sepse duhet pështyrë në surrat çdo shtetar që pret shirita me fondet e botës. Normalish na lind e drejta të pyesim, po me paratë tona çfarë bëhet vallë? Gjithçka me paratë e botës do e bëjmë… Gjithmonë do besojmë se vërtetë jemi të varfër dhe se pa ndihmën e botës nuk mbahemi dot?! Ja përshembull sot ministrja e mbrojtjes top modeli rilindas del e poston ca mjete ushtarake që armata amerikane i ka nxjerrë nga përdorimi, dhe kjo mburret e i quan si investim në fushën e mbrojtjes. Eshtë një propogandë e mbi tejkaluar që ju bën të harroni thelbin, ekonominë. Protestat nuk janë asnjëherë destabilizim, por janë indinjatë qytetare e atyre që e duan vërtetë vendin e tyre. Dhe është çmenduri ta mendosh se kush i trembet lobit rus, bijtë e atyre që na bën aleatë me rusët. Historikisht janë majtistët ata që e sollën Rusinë tek ne, madje në mos gaboj që nga Fan Noli i pari. Mos harroni alenancat e mëdha të diktaturës aq sa Stalinin e kishim rob shtëpie. U a dhamë me dëshirë Pashalimanin, çuam gjenarat, bëm krushqi nga soji i Edi Ramës etj. Sot këta vulgarizojmë me lobinjgjet ruse ditë e natë, me metodat ruse, si e si të na largojnë nga thelbi, rënia ekonomike. Po jua a them thjesht, sa herë që tëshikoni një inaugurim me para nga bota, ekonomia bën poshtë e më poshtë. Nuk mund të rrish në pushtet duke përdorur gjynahet e Berishës, është absurde më, për më tepër kur aty e ke. Se i bie që edhe ata që po derdhin qumështin në Lushnje, i ka trazuar Rusia, jo taksimi pa kriter. Studentët që thyejnë xhamat në Shkodër, Rusia jo ky dështimi i raporteve institucion investues, përqindjet e korrupsionit etj.

SHKARKO APP