Fushata e fshehtë për të rivendosur standardin e arit nuk është më e fshehtë!

Fantazia e njëkohshme e kthimit të standardit të arit po zhvendoset në rrjedhën kryesore të ngjarjeve.

Ky standard është larguar prej kohësh si një gjë e pavlerë, në të njëjtin nivel me braktisjen e Rezervës Federale dhe zbukurimeve të tjera të ekonomisë moderne. Ekonomistët e zakonshëm e tallin pothuajse pa përjashtim. Rilindja e standardit të arit do të ishte “një fatkeqësi për çdo ekonomi të madhe të avancuar”, thotë Anil Kashyap i Universitetit të Çikagos, i cili lidh entuziazmin me “analfabetizmin makroekonomik”. Kolegu i tij, Richard Thaler, lufton me parimin e vet themelor duke ironizuar: “Pse të lidhemi me arin? Pse jo me një Bordeaux të vitit 1982? ”

Megjithatë, ideja se çdo dollar amerikan duhet të mbështetet nga një sasi e vogël ari të vërtetë është më popullor sesa mendimet e ekonomistëve mund të sugjerojnë. Mbështetësit e idesë përfshijnë anëtarë të Kongresit dhe presidentin Donald Trump. Entuziazmi për një kthim në standardin e arit është bërë më i spikatur pasi kandidatët më të fundit të Trump për të mbushur vendin vakant të guvernatorit të Rezervës Federale e kanë miratuar si ide. Herman Cain dhe Stephen Moore, të dy u nuk e mbështetën idenë, por ekonomistja e tretë, Judy Shelton, njoftoi se është mbështetëse e zjarrtë e rikthimit të standardit të arit në ekonomi.

Vitin e kaluar, Shelton bëri thirrje për një “konferencë të re të Bretton Woods”, e ngjashme me takimin e vitit 1944 që krijoi rendin ekonomik të pasluftës, çka mund të konsiderohet një tentativ për një rikthim në standardin e arit. “Ne e bëjmë Amerikën përsëri të madhe, duke rikthyer përsëri paratë e Amerikës,” shkruante ajo në revistën e Institutit Cato, një institut hulumtimi libertarian.

Që nga viti 2011, së paku gjashtë shtete kanë miratuar ligje për njohjen e arit dhe argjendit si monedhë; tre të tjerë aktualisht janë duke ideuar projektligjet e tyre. Suksesi i befasishëm i Ron Paul, një kongresmen republikan i Teksasit, në zgjedhjet e vitit 2008 dhe 2012 treguan fuqinë e kësaj ideje në mesin e elektoratit. Në platformat e fushatës së saj në 2012 dhe 2016, Partia Republikane kërkoi një komision për të hetuar qëndrueshmërinë e një kthimi në një sistem ekonomik me standard ari. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi një projektligj që përfshin një komision të tillë në të dyja vitet, 2015 dhe 2017, por në të dyja herët propozimet u rrëzuan në Senat. Vitin e kaluar, Alexander Mooney, një përfaqësues republikan nga Virxhinia Perëndimore, mori një hap më tej kur paraqiti një projektligj që propozonte një kthim të plotë në standardin e arit.

Sot, me inflacionin jashtëzakonisht të ulët dhe të qëndrueshëm, standardi i artë është një ide më e vështirë se ajo që dikur ishte. Por, ndërsa besimi në institucionet amerikane po përkeqësohet, ka mbështetje të ripërtëritur për paratë e mbështetura nga diçka e prekshme, jo e thënë kot nga qeveria dhe politikanët, të cilët shpesh herë për të siguruar vota rrisin printimet e monedhave dhe ndikojnë në përkeqësimin e inflacionit. Standardi i arit e heq këtë si mundësi, sepse me këtë standard politikanët nuk printojnë dot më para sipas dëshirave të tyre.

/SCAN

SHKARKO APP