Galaxy S11 do t’i mungojë një detaj i rëndësishëm

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në Shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë vitet e fundit: ekrani në formë ujëvare në dy anët e tij.

Ky dizajn flagshipi me shumë gjasa do të mungojë në Galaxy S11. Sipas burimeve të industrisë, Galaxy S11 nuk do të ketë ekran me pjesët anësore në formë ujëvare por një kornizë ekrani akoma edhe më të hollë sesa Galaxy Note 10.

Vetë Note 10 ka një kornizë thuajse inekzistente saqë Galaxy S11 do të jetë thuajse i gjithi ekran në pjesën ballore me përjashtim të kamerës punch-hole.

Disa smarfonë modernë kanë ekrane të cilat lakohen në anët e tyre dhe ky dizajn është aplikuar për të dhënë një ndjesi premium. Por shumë janë ankuar se aksidentalisht shtypin këto anët e ekranit pa pasur për qëllim.

Burime thonë se Samsung është menduar gjatë përpara se të merrte këtë vendim dhe përveç shtypjeve aksidentale, ekranet janë akoma edhe më të brishta dhe më të prira për tu dëmtuar.

SHKARKO APP