“Game of Thrones”, rekord shikues që në episodin e parë

Shikuesit e “Game of Thrones” të sezonit 8 kanë qëndruar zgjuar deri në orën 03:00 të mëngjesit për të parë episodin final të serisë së parë.

Miliarda ndjekës kanë pritur me padurim serinë e fundit të këtij episodi për të zbuluar se si do të përfundojë ai. Ata kërkonin të zbulonin nëse Jon Snow më në fund do të zbulonte të vërtetën për prindërit e tij…

Në lidhje me qëndrimin zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, ndjekësit e këtij seriali janë shprehur se mezi prisnin të shikonin përsëri në ekran karakteret e tyre të preferuar. Reagimet e tyre kanë qenë të jashtëzakonshme dhe pozitive, duke e quajtur episodin e parë të “pabesueshëm”. Kujtojmë se në vitin 2017, rreth 115.000 ndjekës vetë në Britani u regjistruan për të parë episodin e parë të serisë së fundit, por shifra e këtij viti, e cila ende nuk është dhënë e saktë, pritet të jetë dukshëm më e lartë me një total prej 3.42 milion shikues. Ndërkohë në botë shifrat shkojnë në Miliadra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është seriali më i ndjekur i viteve të fundit dhe prej dy vitesh qëndron në krye të top listës së serileve më të ndjeura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?