Gazetari: Çfarë duhet të bëjë Presidenti në Komisionin e Ligjeve

Gazetari Neritan Sejamini, në një postim në Facebook, i sugjeron kreu të shtetit, që nëse shkon në Komisionin e Ligjeve, pyetjeve të Ulsi Manjës, t’u “përgjigjet” me përgjimet e Bild.

“Ulsi Manja ka njoftuar Presidentin Meta se, me daten 24, Kuvendi fillon proceduren e shkarkimit te tij dhe ai duhet te paraqitet ne Komision para Ulsi Manjes, Xhemal Qefalise dhe anëtareve të tjerë te Komisionit te Ligjeve.

Të isha unë si Presidenti do shkoja ne Komision dhe, gjate gjithë kohës që flisnin kokat e ligjit, do te vija të luheshin përgjimet në mikrofonin përpara. Presidentin nuk e përzënë dot me force nga seanca dhe as nuk ja marrin dot me force pajisjen me audion e përgjimeve”,- shkruan Sejamini.

SHKARKO APP