Gazetari i “The Guardian” për Tiranën: Një qytet interesant, i mrekullueshëm për t’u vizituar

Tirana, prej kohësh tanimë, tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka, por edhe për transformimin e pësuar, sidomos kur ndërthuret ruajtja e së shkuarës me modernizmin. Këto ditë, një nga gazetarët më të njohur britanikë, Shaun Walker, korrespondent i gazetës prestigjoze britanike “The Guardian” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka vizituar kryeqytetin shqiptar dhe përmes postimeve në Twitter ka ndarë me miqtë e tij disa nga momentet dhe përjetimet për Tiranën.

“Një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti”, shkruan Shaun Walker.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e tij të huaj, të cilët e cilësojnë Tiranën si një qytet shumë të bukur dhe miqësor. “Akulloret janë të mrekullueshme, njerëzit janë miqësorë, një qytet shumë i bukur. Pamje e mrekullueshme nga maja e teleferikut gjithashtu. Shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të kohës tuaj atje”, shkruan njëri prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër, me profesion arkitekt, i cili e ka vizituar Tiranën tetorin e shkuar, thotë: “Studioja arkitekturore @C20WestMids kaloi një javë në Tiranë, tetorin e kaluar, dhe zhvilluan një prezantim në janar. Qytet interesant, njerëz mikpritës, histori të papara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ritmi i kryeqytetit, por dhe ajo se çfarë ofron për turistët e shumtë, ka bërë që vizitorët të dashurohen me kryeqytetin. “Mahnitëse, faleminderit që e ndan me ne! Kam vizituar Tiranën tetorin e kaluar dhe e kam dashuruar”, shton një tjetër.

Mes shumë fotove të publikuara nga Shaun Walker, bie në sy edhe një postim për kryebashkiakun Veliaj. Gazetari thotë se teksa po intervistonte Veliajn, ky i fundit e ndërpret dhe i thotë: “Më prisni pak, sa të celebroj një çift” (dhe shfaqen karriket, mysafirët, torta)”.

Sot në Tiranë gjeta një gazetë ku njoftohej vdekja e Hoxhës, që i shtohet asaj për Leninin. Tani më mungojnë Mao dhe Tito.

Sot bëra një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij, në vitin 1985. Një vend i mrekullueshëm, ngjethës. Është i mbyllur për publikun dhe duket gati njësoj siç ishte në kohën kur ai vdiq.

Dhomat e vilës janë mjaft funksionale, të kompletuara me mobiljet më të mira që mund të ofronte Shqipëria e atyre viteve.

Në mure gjen copëza të ndryshme nga arti i realizmit socialist.

Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga 74 (!) veprat e tij.

Edhe pse shqiptarëve nuk u lejohej literature e huaj, Hoxha i pëlqente librat dhe merrte një dërgesë vjetore librash në frëngjisht nga Parisi. Kudo ka rafte librash. Shumë prej tyre ishin vëllimet e tij ose literatura të tjera marksiste.

Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë më të gjera.

Dyert e dhomës së gjumit ishin pajisur me izolim zhurmash.

Shikoni këto pllaka në banjën e tij.

Edhe tre fëmijët e tij të rritur jetonin gjithashtu këtu. Arratia nga realiteti ishte tema e dhomave të tyre të gjumit.

Ja një dhomë ndënjje e këndshme dhe e rehatshme.

Ja edhe një tjetër.

Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një tunel që të shpinte në bunker, nëse paranojakut Hoxha do t’i duhej të arratisej befas.

Në të gjallë të tij, e gjithë kjo zonë e qytetit ishte e mbyllur për publikun dhe këtu jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani është zona ku zhvillohen eventet më të mëdha në Tiranë. Ja dhe një KFC nga ballko

Në të gjallë të tij, e gjithë kjo zonë e qytetit ishte e mbyllur për publikun dhe këtu jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani është zona ku zhvillohen eventet më të mëdha në Tiranë. Ja dhe një KFC nga ballkoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?